Sa kushton një ndërhyrje estetike?

Ndërhyrja estetike konsiderohet nevojë dhe është trend, sidomos kohët e fundit. Kështu deklaroi në “21 Gradë” të RTV21, Jeta Jahja, estetiste njëherësh dhe stomatologe e njohur në Prishtinë.
“Nevojë është në momentin që një person ka komplekse apo e ndjen të nevojshme të ndryshojë diçka tek vetja e tij…Mirëpo si trend mund të them që tani është më i shprehur, kjo për arsye se ndoshta nuk ekziston më gjykimi, momentin që një person e bënë një ndërhyrje më nuk po gjykohet, po dalin haptazi po e shprehin lirshëm që kanë bërë ndërhyrje estetike dhe ka filluar të kthehet në një normalitet”, tha Jahja.

Ajo tregoi se ka interes për të ndryshuar pjesë të ndryshme të fytyrës, duke filluar prej buzës, hundës, mollëzat, dhëmbët dhe mënjanimi i rrudhave.

Tutje, Jahja foli edhe për çmimet e ndërhyrjeve estetike, duke thënë se nuk është një çmim fiks./21Media

Back to top button