RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sa ministra të qeverisë Kurti janë vaksinuar me Astra Zeneka?

Varianti Delta ka shfaqur një valë të re të pandemisë duke rritur numrin e të infektuarave dhe numrin e personave që po humbin jetën nga ky virus. Në betejën me Covid-19 si arma më e mirë mbrojtëse

nga Venera Grabanica30 gusht 202130 gusht 2021


Varianti Delta ka shfaqur një valë të re të pandemisë duke rritur numrin e të infektuarave dhe numrin e personave që po humbin jetën nga ky virus. Në betejën me Covid-19 si arma më e mirë mbrojtëse momentalisht është vaksinimi.
Po bëhen pesë muaj që prej arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave antiCovid-19 në Kosovë, por deri më tani janë vaksinuar me të dy dozat rreth 270 mijë persona.
Në Kosovë është shfaqur një hezitim për të marrë vaksinën Astra Zeneka. Minsitri i Shëndetësisë Arben Vitia bëri të ditur se në stoqe momentalisht ka më shumë vaksina të Astra Zenkes.
Ai bashkë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin apeluan te qytetarët që të mos përcaktohen vetëm për vaksinimin Pfizzer por, të zgjedhin edhe vaksinën Astra Zeneka. Vitia potencoi se kjo vaksinë është po aq e sigurt sa edhe vaksina Pfizzer.
Vet kryeministri Albin Kurti i cili ka qenë i pari që ka marrë vaksinën e parë në Kosovë është vaksinuar me dy dozat e Astra Zeneka. Përveç Kurtit me vaksinën Astra Zeneka janë vaksinuar pesë ministra nga kabineti qeveritar. Në mesin e tyre janë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.  Së paku janë këta pesë ministra që e kanë bërë publike në rrjetet e tyre sociale se janë vaksinuar me vaksinën Astra Zeneka.
Nga kabineti qeveritar që janë vaksinuar kanë bërë publike edhe tre ministra të tjerë edhe pse ata nuk kanë treguar cilën vaksinë e kanë marrë, në mesin e tyre janë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ministrja e Industrisë Ndërvarësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari. Ata kanë ftuar qytetarët që po ashtu të marrin vaksinën. Po në mesin e të vaksinuarve është edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Galuk Konjufca.
Ndërsa shtatë ministra e mbetur të kabinetit qeveritar nuk kanë bërë publike se a janë vaksinuar.
Sipas njoftimeve zyrtare, vaksina Astra Zeneka për COVID-19 nuk përmban asnjë virus të gjallë SARS-COV-2, dhe nuk mund t’ju japë COVID-19. Vaksina Astra Zeneka për COVID-19 është e përshtatshme për njerëzit e moshës 18 vjeç e lart, me disa përjashtime të specifikuara në këtë fletë informacioni.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka premtuar se së shpejti do hapet prapë sistemi për aplikim për të marrë vaksinën, pasi që janë në pritje të pranimit të një numri të vaksinave Astra Zeneka dhe Pfizzer.
Dje ishte ditë e zezë për Kosovën, pasi u shënuan 36 viktima nga COVID-19, numri më i lartë i të vdekurve në ditë që kur u shfaq pandemia në mars të vitit 2020. /21Media 

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

10 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë