Sa shpenzuan myslimanët e Maqedonisë në Kosovë gjatë Ramazanit?Bekteshi: U shfrytëzua mundësia!

 

Qeveria, por edhe Ministria e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut nuk kanë të dhëna se sa mjete kanë shpenzuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut të konfesionit islam në Kosovë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Këtë në Click Plus e bëri të ditur mbrëmë ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili vlerësoi se kolonat e gjata në kufi ishin edhe një lëshim nga ana e ekspertëve dhe Qeverisë, pasi u lejua kthimi në shtëpi edhe pas fillimit të orës policore.

“Ajo nuk ka ndodhur, për shkak se sektori i gastronimisë dhe hotelerisë ka qenë i mbyllur krejtësisht në Maqedoninë e Veriut por ndoshta ka qenë edhe një lëshim i vogël i Komisionit apo i Qeverisë për shkak se ka pasur vendim që çdo qytetar i Maqedonisë së Veriut do të hyjë në vend edhe pas orës policore, i jepet mundësia që të kthehet në shtëpi.

Gazetari: A e keqpërdorën shqiptarët këtë?

“Nuk them se e kanë keqpërdorur. Ata e kanë shfrytëzuar këtë mundësi”, tha Bekteshi, shkruan TV21./21Media

Back to top button