Sa vota morën Shaqir Totaj e Artan Abrashi nga votat me kusht dhe me nevoja të veçanta

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Prizrenit.
Shaqir Totaj i PDK-së nga votat me nevoja të veçanta ka marrë 47 derisa Artan Abrashi i VV-së 28.

Ndërkaq nga votat me kusht, Abrashi i VV-së ka marrë 75 derisa Totaj 52.
