Sacci thotë se Milani duhet ta pranojë se ka bërë gabim në largimin e Calhanoglut

Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi e pranon se Milani duhet t’i bie pishman që e ka larguar Hakan Calhanoglun, duke thënë se “këtë gjëra ndodhin në futboll, për shembull, unë nuk e transferova Andrea Pirlon”.

Calhanoglu është bërë një nga emrat kyç të Interit këtë sezon, ku deri tani ka kontribuuar me 10 gola në Serie A.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, 29 vjeçare ka refuzuar një ofertë nga Al Hilal i Ligës Pro Saudite.

Sacchi, ish-trajner i Italisë dhe Milanit, foli për paraqitjet e Calhanoglut me Interin në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

“Ai po bën shumë mirë dhe po bën shumë. E shihni në të gjitha pjesët e fushës”, tha 77-vjeçari.

Calhanoglu iu bashkua Interit si një transferim i lirë në vitin 2021, pas përfundimit të kontratës së tij me Milanin. Se a duhet të pendohen kuqezinjtë që nuk e zgjatën kontratën e tij e zbulon Sacci.

“Duke parë prapa, po, por këto situata ndodhin shpesh në futboll, për shembull, më ofruan Andrea Pirlo kur isha drejtor futbolli, por nuk e transferova. Dhe pastaj, e patë se çfarë u bë. Calhanoglu tashmë ishte treguar i fortë te Milani, duke luajtur si trekuartist tani është ndryshe, ai është bërë lider”, tha Sacci.

Back to top button