Sadat Fejzi po kërkohet edhe për dhunimin e vajzës së gruas
Policia e Kosovës është duke e kërkuar Sadat (Rafiz) Fejzin, me banim në fshatin Mogillë, komuna Kllokot, i cili dyshohet për “dhunim”.
Fejzi dyshohet se ka dhunuar një të mitur, vajzën e gruas (nga martesa e mëhershme). Prokuroria Themelore në Gjilan sot ka konfirmuar për rtv21.tv se kanë ndërmarrë veprimet për arrestimin e të dyshuarit, i cili dyshohet se më 13 gusht ka dhunuar një të mitur në Kllokot.
“Ju njoftojmë se për këtë rast Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në mënyrë që të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit S.F. dhe i njëjti të arrestohet, pasi dyshohet se më 13 Gusht 2021, në komunën e Kllokotit, ka dhunuar një të mitur, i cili për momentin gjendet në arrati.”, ka bërë të ditur Prokuroria për rtv21.tv
Lidhur me këtë rast, Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Sadat Fejzit.
Policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë. numrat e Policisë: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan./21Media