​Sadiku dhe vëllezërit Bajoku marrin pjesë në turneun kualifikues botëror të boksit për LM Paris 2024

Boksierët, Shpetim dhe Bashkim Bajoku, ushtruesi i detyrës selektori, Musli Zymberi, përgjegjësi, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm, nesër do të udhëtojnë në Busto Arsizio të Italisë.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Boksit e Kosovës.

Ata kanë njoftuar se boksierët e përzgjedhur do të marrin pjesë në turneun e parë kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024.

“Ekipit do t’i bashkohet, boksierja Donjeta Sadiku dhe trajnerja Marjola Sallauka, të cilat janë në kamp në Asissi të Italisë. Turneu kualifikues do të mbahet nga data 03-11 mars 2024 në Busto Arsizio të Italisë. I urojmë fat dhe suksese ekipit tone”, ka shkruar FBK në “Facebook”./21Media

Back to top button