Sadiku i AGK-së: Gazetarët përballen me kërcënime nga partitë politike, veçanërisht nga ajo në pushtet

Anëtari i bordit të AGK-së Naim Sadiku në emisionin “Click” në RTV21 duke komentuar raportin e DASH  dhe atë Fredom House për lirinë e medias tha se shpërfaqin ambientin e gazeatarisë në Kosovë që sipas tij është jo i duhur.

“Gazetarët vazhdojnë të përmabllen me forma të ndryshme qoftë kërcënime, linçime , fushata të ndryshme e që këto fushata vijnë nga partitë politike, me theks të veçantë të partisë në pushtet e cila në një fomë ose tjetër synon që të ulë kredibilitetin e raportimeve që vëjnë në pah të keqpërdorimeve të caktuara të minsitrive të dikastereve të ndryshme qeveritare apo të formave të tjera”, tha ai.

Sadiku tha se në këtë vit janë raportuar 9 raste të sulmeve dhe të kërcnimeve  të raportuara, derisa shtoi në vitin e kalaur janë raportuar 74 raste./21Media

 

Back to top button