Saimir Tahiri dënohet me burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të premten ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahirin.
Gjykata ka vendosur që ta dënojë Saimir Tahirin me 3 vjet e 4 muaj burg.
Ish-ministri në bazë të procedurës, vuajtjen e dënimit duhet ta nisë menjëherë në një burg të sigurisë së zakonshme, i cili do të jetë burgu “313” në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i trupes gjykuese është shprehur se provohet lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn e Artan Habilajn.
Po ashtu, gjykata theksoi se eshte verifikuar se Saimir Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e tij ka dëmtuar shtetin.
Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka thënë se vendimi i Gjykatës është padrejtësi, ndërsa ka shtuar se nuk ka shkelur asnjëherë ligjin.
Ndër të tjera ai është shprehur se është i qetë, ndërsa ka theksuar se është i lumtur për detyrën që ka bërë./21Media

Back to top button