Saint Maxim i dhuron një orë Rolex tifozit të Newcastle

Ylli i Newcastle, Allan Saint Maxim i ka dhuruar një orë Rolex një tifozi pas fitores së skuadrës së tij ndaj Nottingham Forest.
Pasi ndihmoi skuadrën e tij të shënonte një fitore 2-0 ndaj Forestit të sapo promovuar, Saint Maximin ishte në një humor bujar teksa i dorëzoi një Rolex një tifozi të Newcastle i cili mbante një flamur francez me emrin dhe numrin e anësorit, transmeton rtv21.tv.
Tifozi, Steve Dutton nga Saint Maximin tha në Twitter: Unë isha personi që m’u dhurua ora nga ASM. Isha fare pa fjalë. Mendova se ai po vinte për të nënshkruar autografe dhe për të bërë foto me fëmijët. Unë jam ende në shok, nuk mund ta falënderoj sa duhet @saintmaximin.
Kjo nuk ishte hera e parë që Saint Maximin i dhuroi një orë një fansi, ai bëri të njëjtën gjë në dhjetor të vitit 2021./21Media

Back to top button