Saka në bisedime për rinovimin e kontratës me Arsenalin

Manchester Cityt i është dhënë një goditje potencialisht e madhe, pasi Bukayo Saka është në bisedime për zgjatjen e kontratës me Arsenalin, sipas Fabrizio Romano.
“Unë kuptoj se ata do të diskutojnë përsëri me agjentët e Bukayo Saka në javët dhe muajt e ardhshëm, e njëjta gjë për William Saliba dhe Gabriel Martinelli. Plani është i qartë: ata duan të zgjasin kontratat, por këto gjëra kërkojnë kohë”, tha Romano.
Ndërkohë, i riu i Man City, Diego Rosa, do t’i bashkohet Bahias në formë huazimi
Rosa, i cili ishte i huazuar te klubi portugez Vizela, tani do t’i bashkohet skuadrës braziliane Bahia në huazim për të paktën një vit, sipas O Jogo.
20-vjeçari u nënshkrua nga Gremio për 6 milionë euro, por ende nuk ka pasur mundësi të depërtojë në ekipin e parë.
Ai do t’i bashkohet të riut të Man City, Kayky në Bahia./21Media

Back to top button