Salah hyn nga stoli dhe asiston për fitoren e Liverpool

Futbollistët e Liverpool kanë shënuar fitoren e tetë në edicionin e ri të garave në Premier Ligën angleze.
“Të kuqtë” nisën ndeshjen sërish pa yllin egjiptian Mohamad Salah, i cili hyri në lojë sërish nga banka rezervë.
Skuadra Brighton nuk arriti t’i përballojë ofensivës së vendësve dhe pësuan gol qysh në minutën e parë. Autor i golit ishte Hugo Ekitike, pas asistimit të Joe Gomez.
Ky i fundit doli nga fusha në minutën e 26-të dhe në vend të tij në lojë hyri Salah, i cili asistoi për golin e dytë të Hugo Ekitike në minutën e 60-të.
Kujtojmë, raportet mes yllit egjiptian dhe Liverpool-it janë tensionuar kohëve të fundit për shkak se trajneri po e vendos atë vazhdimisht në stol.
Liverpool renditet në pozitën e gjashtë me 26 pikë, ndërsa Brighton ka 23 pikë në pozitën e nëntë dhe mund të bjerë edhe më poshtë në renditje nëse Sunderland dhe Tottenham shënojnë fitore në ndeshjet e së dielës.