Salihu: Fermerët me mbi 30 mijë euro qarkullim vjetor obligohen të regjistrohen për TVSH

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sami Salihu, në emisionin “StartUp” në RTV21 ka sqaruar zbatimin e tatimit prej 18% për fermerët dhe pemëtarët që realizojnë më shumë se 30 mijë euro qarkullim vjetor.
“Secili prej personave që zhvillojnë këtë aktivitet do themi sikurse z.Nazmiu me arritjen e një pragu prej tridhjetë mijë euro qarkullim bruto Brenda vitit kalendarik detyrohet të regjistrohet për tatimin mbi vlerën e shtuar, pasi të regjistrohet për tatimin mbi vlerën e shtuar pastaj në furnizimet e tij aplikon tatim mbi vlerën e shtuar pra nëse themi si një fermer ose si një biznes lëshon një faturë për një person tjetër i cili bënë blerjet e tilla në këtë rast po themi mollët ose çfarëdo produkti që mund të jetë, personi që bënë blerjen pra i ngarkohet tatimi mbi vlerën e shtuar dhe aj është personi i cili e paguan atë TVSH në këtë rast biznesi shërben si një urë lidhëse në mes të blerësit dhe buxhetit e mer TVSH-n nga konsumatori I tij kudo që shiten produktet në markete apo kudo do të thotë se ata e paguajnë TVSH-n dhe pastaj përmes fermerit ose bujkut mblidhet ajo TVSH dhe derdhet në buxhet tha ndër të tjera”, tha Salihu./RTV21/21Media