Sallahu: Gjykimi i terroristëve të rastit Banjska duhet të përfundojë shpejtë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se shqyrtimi i aktakuzës dhe gjykimi i terroristëve serb në rastin e Banjskes duhet të marrë sa më shpejt epilog duke përfshirë edhe shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste.
Secili aktgjykim tjetër i gjykatës kompetente, sipas tij është cenim brutal i sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës.
“Shqyrtimi i aktakuzës dhe gjykimi i terrorsitëve serb në rastin e Banjskes duhet të marrë sa më shpejt epilog duke përfshirë edhe shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste. Secili aktgjykim tjetër i gjykatës kompetente është cenim brutal i sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.