Kaloni te përmbajtja kryesore

Sallahu: PZAP legjitimoi keqpërdorimin e votave me postë, të orkestruara nga LDK-ja

Blerim Sallahu, zëvendësministër i drejtësisë ka akuzuar PZAP për dështim në trajtimin e ankesës së VV’së, duke shmangur përgjegjësinë ligjore për hetimin e fakteve dhe provave të paraqitura.

Ai theksoi se PZAP nuk ka hetuar asnjë kuti votimi, edhe pse janë paraqitur prova që tregojnë manipulime të votave me postë.

Sallahu akuzoi PZAP për legjitimimin e keqpërdorimeve të votave nga LDK dhe kërkoi që Gjykata Supreme të mos bie pre e ndikimeve politike dhe joprofesionalizmit.

“PZAP, ka dështuar të merret me thelbin e ankesës sonë, duke i ikur kështu përgjegjësisë ligjore në trajtim të fakteve dhe provave të paraqitura nga Lëvizja VETËVENDOSJE! PZAP nuk ka bërë hetime administrative të asnjë kutie të votimit edhe pse janë paraqitur me qindra mostra te provave se manipulimet e votave me postë në mënyrë industriale kanë ndodhur. PZAP vendosi për legjitimim dhe legalizim të keqpërdorimeve të votave me postë, të orkestruar nga LDK dhe udhëheqja e saj. Shpresojmë se Gjykata Supreme nuk do të bie pre e papërgjegjësisë, joprofesionalizimit dhe ndikimit politik që PZAP ka pasur nga akterë politik dhe parapolitik”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button