Sami Lushtaku e Rrahman Rama vizitojnë Thaçin në Hagë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me ish Komandantin e FSK-së, Gjeneral Rrahman Rama, kanë realizuar një vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku kanë takuar ish Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
“I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook./21Media

Back to top button