Sami Lushtaku padit VV-në
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka paditur Lëvizjen Vetëvendosje.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar avokatja e Lushtakut, Besjana Ismajli.
Ajo ka thënë se Vetëvendosja ka shpifur se Lushtaku ka terminal doganor.
“Kundër shpifjeve të bëra ndaj klientit tim Sami Lushtaku sot kemi dorëzu padi për shpifje pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë Ismajli për rtv21.tv.