Samiti i dytë Trump-Kim do të mbahet në Hanoi
Samiti do të mbahet në fund të këtij muaji
Donald Trump zbuloi të premten se kryeqyteti i Vietnamit, Hanoi do të presë samitin e dytë historik mes presidentit amerikan dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un në fund të shkurtit, me premtim e një të ardhme të ndritshme ekonomike për Korenë e Veriut.
Vendi si dhe data e këtij samiti të dytë historik, pas atij që u mbajt në Singapor në muajin qershor tashmë dihen, por jo vendtakimi i saktë.
“Përfaqësuesit e mi sapo u larguan nga Koreja e Veriut pas një takimi shumë produktiv”, shkruan në një postim në “Twitter” kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Samiti do të organizohet në Hanoi, në Vietnam më 27 dhe 28 shkurt.
“Pres me padurim të takohem me presidentin Kim dhe të përshpejtojmë procesin e paqes”, deklaroi ai.