Sandberg i thotë lamtumirë Facebook-ut pas 14 vjetësh

Sheryl Sandberg, shefja operative e kompanisë Meta, ka njoftuar se do të largohet nga biznesi pas 14 vjetësh.
Sandberg njoftoi largimin e saj në një postim në Facebook, duke thënë se shpresonte të përqendrohej në fondacionin dhe punën e saj jashtë pozitës në kompaninë Meta.
Largimi i saj vjen pasi Meta përballet me një ngadalësim të shitjeve të reklamave dhe më shumë konkurrencë nga rivalë si TikTok.
Sandberg është një nga gratë më të profilit të lartë në industrinë e teknologjisë.
“Kur mora këtë punë në vitin 2008, shpresoja se do të isha në këtë rol për pesë vjet. Katërmbëdhjetë vjet më vonë, është koha që unë të shkruaj kapitullin tjetër të jetës sime”, u shpreh ajo.
Javier Olivan do të marrë pozicionin e Sandberg në kompani kur ajo të largohet./21Media

Back to top button