Sanksionet e ShBA-së ndaj Rusisë synojnë sektorin e teknologjisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, këtë herë duke synuar sektorin e saj të teknologjisë.

Thesari i SHBA tha se po vendos sanksione ndaj 21 subjekteve dhe 13 individëve, duke përfshirë Mikron, prodhuesin më të madh të çipave në Rusi dhe prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të mikroelektronikës.

Masa kishte për qëllim të synonte “rrjetet e evazionit të sanksioneve” dhe “kompanitë kryesore të teknologjisë ruse që po mundësojnë luftën e paligjshme të Putinit kundër Ukrainës”.

Ndër të sanksionuarit ishin gjithashtu “aktorë kibernetikë keqdashës të qeverisë ruse”, tha Thesari i ShBA-së.

“Ne do të vazhdojmë të synojmë makinën e luftës të Putinit me sanksione nga çdo kënd, derisa kjo luftë e pakuptimtë e zgjedhjes të përfundojë”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

Moska përballet me një gamë të gjerë sanksionesh ndërkombëtare në sektorë që variojnë nga mallrat ushtarake tek artikujt luksoz, udhëtimet ajrore dhe bankat, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv./21Media

Back to top button