Sanksionimet e SHBA-së ndaj PK-së, Ambasada amerikane: Nuk kemi marrë asnjë vendim për momentin

Ambasada e SHBA-ve pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar Policinë e Kosovës për RTV21 ka thënë se nuk është marrë asnjë vendim për momentin, por sipas tyre qëndron ajo se çfarë është thënë në muajin gusht.
“Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj. Ne jemi duke vazhduar shqyrtimin e çështjes dhe nuk kemi marrë asnjë vendim për momentin”, thuhet në Përgjigjen e Ambasadës./21Media