Sapo kishte emigruar në Gjermani, vritet me thikë i riu shqiptar
Një 25 vjeçar shqiptar është vrarë në Gjermani me thikë nga një shtetas afrikan
Sipas mediave gjermane, i riu është shtetasi Ridjan Myftari, nga Delvina.
I riu shqiptar kishte emigruar në Gjermani para pak kohësh.
Gjatë momentit të sulmit viktima ishte së bashku me kushëririn e tij dhe mendohet se shkak është bërë një grindje e momentit.
Mediat gjermane bëjnë me dije se shtetasi afrikan e goditi 6 herë me thikë kushëririn e viktimës dhe njëherë këtë të fundit.
Goditje që i preku zemrën dhe bëri që 25 vjeçari të ndërronte jetë në moment.
Ndërkohë kushëriri i tij është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.