​Saraçini: Arritje e madhe për Kosovën që t’i organizojë dy kampionate evropiane të hendbollit

Kosova, përkatësisht Federata e Hendbollit të Kosovës ka fituar të drejtën që gjatë këtij viti t’i organizojë dy Kampionate Evropiane.

Ndërmjet muajve Korrik dhe Gusht, në Kosovë do të organozhet Kmapionati Evropian i Hendbollit U20 si dhe ai për grupmoshat U18.

Kryetari i Federatës së Henbollit, Eugen Saraçinit theksoi se Federata e Hendbollit ia ka besuar Kosovës këtë organizim duke dhënë kështu sinjale për një bashkëpunim të fuqishëm ndërmjet këtyre dy institucioneve sportive.

“Federata E Hendbollit të Kosovës, përkatësisht Kosova do të jetë nikoqire e dy kampionateve evropiane këtë vit. I pari do të jetë Kampionati Evropian U20 i cili do të fillojë më 13 dhe do të zgjas deri më 21 korrik të këtij viti dhe Kampionati Evropiane U18 i cili do të fillojë më 12 deri më 18 gusht të këtij viti. Këtë vendim e ka marr Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Hendbollit më datën 29 të këtij muaj.”, tha Saraçini.

I pari i FHK-së shtoi se kjo konsiderohet se njëra prej arritjeve më të mëdha në aspektin organizativ, por që kjo do të shërbejë edhe për rritjen e përvojës tek këto dy kombëtare që do të ballafaqohen me ekipe shumë të mëdha evropiane.

Në të dy këto kopnkurenca, në Kosovë do të marrin pjesë gjithsejtë 20 shtete.

“Kjo do të jetë ndoshta arritja më e madhe e Federatës së Hendbollit në aspektin organizativ, por natyrisht në këto dy kampionate U20 dhe U18 për meshkuj do të marrin pjesë edhe ekipet tona në këto dy kampionate dhe do të sfidohen ekipet evropiane. Ekipet të cilat do të marrin pjesë në kampionatin U20 do të jenë 12 ekipe evropiane, Belgjika, Bullgaria, Estonia, Finlanda, Britania e Madhe, Gjeorgjia, Letonia, Lukesmburgu, Lituania, Sllovakia, Turqia dhe Kosova. Ndërsa në U18 do të jenë Azerbajgjani, Belgjika, Bullgaria,Britania e Madhe, Gjeorgjia, Lukesmburgu dhe Kosova.”, shtoi më tutje Saraçini.

Përtej kësaj, Saraçini ka deklaruar se në të ardhmen Federata e Hendbollit synon të organizoje edhe kampionate evropiane të nivelit më të lartë.

Back to top button