Sarrazin takohet me Abdixhikun, LDK-ja jep detaje për takimin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është takuar me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në njoftimin e bërë për media, bëhet e ditur se në takim Abdixhiku dhe Sarrazin kanë diskutuar rreth situatës aktuale politike në Kosovë dhe për qëndrimin e LDK’së për këto tema.

Abdixhiku e ka falënderuar Sarrazin për mbështjetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave.

Kreu i LDK’së ka thënë se kjo parti është e përkushtuar dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë në proceset e rëndësishme për Kosovën.

“Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Sarrazin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave. Kryetari Abdixhiku po ashtu ritheksoi se LDK mbetet e përkushtuar dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar në proceset e rëndësishme të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së./21Media

Back to top button