Sarri jep dorëheqje, Lazio mbetet pa trajner

Pas humbjes së mbrëmshme kundër Udineses, Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqje si trajner i Lazios. Lajmin e ka konfirmuar gazetari i “Sky Sport Italia”, Matteo Petrucci.

Pas dorëheqjes së Sarrit, mbetet të shihet nëse Lotito dhe Lazio do ta pranojnë këtë ofertë.

Në rastin e një zyrtarizimi nga klubi, opsioni i parë për trajnerin e përkohshëm do të jetë Tommaso Rocchi.

Back to top button