SBASHK paralajmëron se çfarë ndodh nëse ushtrohet presion mbi grevistët

Institucionet arsimore në Kosovë kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së përgjithshme

Sot kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka vizituar komunën e Lipjanit, përgëzuar edhe punëtorët e arsimit për unitetin e treguar.

Po ashtu, SBASHK ka paralajmëruar të institucionet se nëse tentohet të ushtrohet presion mbi grevistët atëherë do të ndërmerren të gjitha masat që parashihen me ligj.

“Sipas ligjit për grevat, konkretisht duke u bazuar ne nenin 25 i Ligjit per grevë Nr.03/L-200 i cili thotë:

1. Me gjobë prej pesëqind (500) deri në pesëmijë (5000) Euro do të dënohet për kundërvajtje, punëdhënësi apo personi juridik ose personi përgjegjës i personit juridik, në qoftë se:

1.1. pengon të punësuarit për të marrë pjesë në grevë, sipas nenit 9 paragraf 1., të këtij ligji;

1.2. përdor masën e dhunës për të përfunduar grevën, sipas nenit 9 paragrafi 3., të këtij ligji;

1.3. pranon punëtorë të rinj, të cilët do t’i zëvendësonin pjesëmarrësit e grevës, sipas nenit 11 të këtij ligji; ose

1.4. vepron në kundërshtim me neni 16, paragraf 1. dhe paragrafi 2., të këtij ligji.

2. Me gjobë prej pesëqind (500) deri në njëmijë (1000) Euro, do të dënohet për kundërvajtje, sindikata ose këshilli grevist nëse :

2.1. gjatë grevës refuzojnë të bashkëpunojnë me organin punë drejtues në organizatë, për të siguruar ushtrimin e minimumit të procesit të punës që siguron sigurinë e njerëzve dhe pasurisë, ose janë kusht i pazëvendësueshëm i jetës dhe punës së qytetarëve.

2.2. vepron në kundërshtim me nenin 8 të këtij ligji.

2.3. vepron në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji.

3. Me gjobë prej pesëdhjetë (50) deri në treqind (300) Euro do të dënohet për kundërvajtje, punëtori i cili gjatë grevës:

3.1. refuzon të bashkëpunojë me organin punë drejtues në organizatë, për të siguruar ushtrimin e minimumit të procesit të punës, që siguron sigurinë e njerëzve dhe pasurisë, ose janë kusht i pazëvendësueshëm i jetës dhe punës së qytetarëve.

3.2. vepron në kundërshtim me nenin 8 të këtij ligji.

3.3. vepron në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji.

4. Të gjitha mjetet e grumbulluara nga gjobat e shqiptuara do të derdhen në Buxhetin e Kosovës.”, ka kujtuar SBASHK.

Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë kanë hyrë në grevë të përgjithshme nga 14 janari.  Me anë të kësaj greve po kërkohet rritja e koficientit të projektligjit për pagat. Përfaqësues të SBASHK-ut kanë paralajmëruar se greva do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre./21Media

Back to top button