SBASHK-u e vlerëson të suksesshëm fillimin e vitit të ri shkollor

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka bërë të ditur se fillimi i procesit mësimor në nivel vendi ka shkuar mirë dhe pa ndonjë telashe.
SBAShK thotë se të hënën i ka njoftuar kryetarët e nivelit komunal sindikal për takimin që kanë pasur me zëvendësministrin e MASHTI përkitazi me përgatitjet për rifillimin e procesit mësimor, ndërkaq ka përsëritur kërkesën që mësimdhënësit me sëmundje të rënda të lirohen nga obligimi për të shkuar në punë.
Dje ka filluar fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovës. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka bërë të ditur se ka hartuar udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, i cili parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla./21Media

Back to top button