SBASHK-u nuk do të ankohet në Kushtetuese për koeficientin e pagave

SBASHK-u i është drejtuar anëtarësisë lidhur me vlerën e koeficientit në Ligjin e pagave, dhe përmes një komunikate kanë thënë se nuk e ka ndërmend të dërgojë ankesë te Avokati i Popullit për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas kësaj sindikate ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila siç shprehen, nuk i plotëson pritjet e tyre, mundëson që mbi 90% e anëtarësisë të kenë një rritje page mesatare rreth 100 euro.
“Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut, jemi të vetëdijshëm se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet e as nevojat duke marr parasysh ngritjet e çmimeve por edhe koston e jetesës në përgjithësi, por megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillojë zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji”, në komuhnikatën e SBASHK-ut
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thotë se në këto faza nuk ka pasur asnjë konsultë për caktimin e vlerës së koeficientit dhe as nuk është kërkuar nga asnjë organ pëlqimi i tyre./21Media
 

Back to top button