Kaloni te përmbajtja kryesore

SBASHK-u refuzon versionin e ri të Ligjit për Paga

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thënë se do ta refuzojë versionin e ri të Ligjit për Paga, të punuar nga Qeveria Kurti.
Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë se tashmë SBASHK-u po përgatitet për veprime sindikale.
Në nj njoftim për media Jasharaj ka thënë se versioni i ri ka raport të koeficienteve një me njëzet, dhe se ligji parasheh që pagat e larta të jenë për njerëzit e mëdhenj të shtetit, ndërsa koeficientet e ulët për të tjerët.
“Versioni i Ministrit Sveçla po thotë se raporti i koeficienteve është 1 me 20 (një me njëzet), që është dyfishi nga ligji i kaluar i pagave, që Kushtetuesja e ktheu në pikën zero. Ky 20 është për pagën e presidentes, koeficienti 19 për pagën e kryeministrit dhe kryeparlamentarit e pastaj koeficientët tjerë për do njerëz të tjerë të mëdhenj të shtetit, kurse koeficientët nga 2 e pak më lartë për të tjerët”, ka thënë ai në një njoftim për media.
Jasharaj tutje ka shtuar se SBASHK është duke e analizuar versionin e Ligjit të pagave përgatitur nga’Grupi i Ministrit Sveçla dhe vërejtjet e bashkë me kërkesat e mbështetura me argumente do ia prezantojë ministres Nagavci dhe ministrit Sveçla në takimet me ta e po ashtu do t’i debatojë edhe në takimin e të së dielës të Këshillit Drejtues dhe të kryetarëve të nivelit komunalë sindikalë e të Universiteteve dhe do të marrë vendime meritore duke u bazuar në realitetin se Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva”.
Jasharaj ka thënë se të dielën do të mbahet një takim i Këshillit Drejtues i SBASHK-ut dhe do të dilet me qëndrim publik. Është ankuar në Qeverinë Kurti se s’ka bërë lëvizje në paga edhe pse është lavdëruar për ngritje ekonomike./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button