SBASHK uron mësuesit: Disa nga ju po dilni në pension, duke marrë vetëm pensionin e pleqërisë

SBASHK ka uruar mësimdhënësit për 7 Mars – Ditën e Mësuesit. Në urimin e tyre, BASHK-u ju përcjell urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e pakufishme për punën tuaj të palodhur dhe përkushtimin e treguar ndër vite në edukimin e gjeneratave të reja.

“Falë angazhimit tuaj, sot kemi shumë doktorë shkencash, mjekë, juristë, gjykatës, prokurorë dhe profesionistë të shumtë në fusha të ndryshme, të cilët kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë. Në veçanti, dëshirojmë të nderojmë kontributin tuaj gjatë viteve të vështira 1990-1999, kur, përballë sfidave të mëdha, u dëbuat nga shkollat dhe mbetët pa paga. Megjithatë, ju vazhduat misionin tuaj fisnik pa u ndalur as edhe një ditë, duke edukuar brezat e rinj në kushte të vështira”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Back to top button