Schalke 04 shkarkon trajnerin Frank Kramer

Schalke 04 e ka shkarkuar trajnerin Frank Kramer nga detyra e tij me efekt të menjëhershëm.
Ky vendim i klubit gjerman vjen pas rezultateve negative me katër humbje radhazi në Bundesliga, pesë gola të pësuar në ndeshjen e fundit ndaj Hoffenhaim duke u eliminuar edhe nga Kupa e Gjermanisë në raundin e 1/16-tave.
“Pas arritjes së promovimit sezonin e kaluar, qëllimi ynë për sezonin e ri ishte të mbetemi në Bundesligë. Deri kohët e fundit ne ishim të bindur se mund t’i kthenim gjërat në të mirë me strukturën aktuale të stërvitjes, por nga këndvështrimi ynë, tani kemi arritur një pikë që duhet të bëjmë një ndryshim, “tha drejtori sportiv Rouven Schröder menjëherë pas vendimit.
“Në pesë ndeshjet e mbetura të ligës përpara pushimit më të gjatë se zakonisht në Kupën e Botës, ne duhet të marrim pikë për të na vendosur në pozicionin më të mirë të mundshëm për atë që është një pjesë e dytë e sezonit jashtëzakonisht e rëndësishme për klubin.”, shtoi ai.
Stërvitja do të zhvillohet sot nga ndihmës trajnerët e klubit.

Back to top button