Scholz dënon sulmet ajrore ruse ndaj objektivave civile në Ukrainë

Në një telefonatë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të martën, kancelari gjerman Olaf Scholz denoncoi sulmet e fundit ajrore ruse ndaj objektivave civilë në Ukrainë.
Sipas deklaratës, Zelensky falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e saj ushtarake, veçanërisht për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Scholz u zotua të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën “në koordinim të ngushtë me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë”, shtohet në deklaratë.
Scholz ripohoi “solidaritetin e palëkundur të Gjermanisë me Ukrainën përballë agresionit nga Federata Ruse”.
Të paktën një person vdiq në Kiev pasi mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi dronët herët të martën në sulmin e 17-të ajror të nisur nga forcat ruse në kryeqytet vetëm gjatë këtij muaji./21Media