Scholz dëshiron që Ballkani Perëndimor të përfshihet në BE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz nënvizoi angazhimin e Gjermanisë për zgjerimin e BE-së dhe tha se vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe përfundimisht edhe Gjeorgjia duhet t’i bashkohen bllokut.
Duke pranuar se një BE e zgjeruar do të sillte dallime më të mëdha midis vendeve anëtare, ai sugjeroi një reformë të praktikave të votimit.
“Aty ku kërkohet unanimiteti sot, rreziku që një vend individual të përdorë veton e tij dhe të parandalojë të gjithë të tjerët të ecin përpara rritet me çdo shtet anëtar shtesë. Prandaj, kam propozuar një kalim gradual në votimin e shumicës në politikën e jashtme të përbashkët, por edhe në fusha të tjera, si politika tatimore – duke e ditur mirë se kjo do të kishte pasoja edhe për Gjermaninë. Anëtarësimi i tyre në BE është në interesin tonë”, tha Scholz, raporton Reuters.
Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia, që të gjitha po kërkojnë anëtarësim në BE. Por, gjashtë shtetet e Ballkanit kanë shprehur zhgënjimin e tyre për shkak të ngecjeve në proces, veçanërisht pasi blloku vendosi në qershor, përmes një procesi të përshpejtuar, që t’i japë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat.
Duke iu kthyer zonës Shengen të BE-së pa pasaporta, Scholz tha se Kroacia, Rumania dhe Bullgaria plotësuan të gjitha kërkesat.
“Unë do të punoj që ata të bëhen anëtarë të plotë”, shtoi ai./21Media

Back to top button