Scholz: Dialogu – hap dyert e BE-së

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm dhe se suksesi i tij ua hap të dyja vendeve perspektiën drejt Bashkimit Evropian. Këto komente i bëri pas takimt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin e inkurajoi që t’i vazhdojë bisedimet me Serbinë. Kryeministri Kurti, ndërkaq, tha se Kosova është proaktive në këtë proces dhe kërkoi liberalizim të vizave sa më parë të jetë e mundur, duke marrë kësisoj mbështetjen e kancelarit gjerman./21Media

Back to top button