Scholz i bën thirrje Putinit për armëpushim 

Në një telefonatë që zgjati pothuajse një orë, kancelari gjerman, Olaf Scholz i bëri sërish thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Politikani i SPD-së bëri thirrje për një armëpushim, një përmirësim të situatës humanitare dhe përparim në kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur, shpjegon zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit./21Media

Back to top button