Scholz i kërkoi Kinës që të përdorë lidhjet me Moskën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se ai i bëri thirrje Kinës të përdorë ndikimin e saj në Rusi për të ndalur pushtimin e Ukrainës.

“Tani është e rëndësishme të shmanget një konflikt i ngrirë”, tha Scholz gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin e Kinës, Li Qiang të martën në Berlin.

“Është e rëndësishme që Kina të vazhdojë të mos furnizojë me armë agresorin”, tha Scholz, duke shtuar se ndalimi i armëve bërthamore ishte i rëndësishëm.

Në fillim të këtij viti, zyrtarët perëndimorë shprehën shqetësimet se Pekini mund të konsideronte të forconte ushtrinë ruse me ndihmë vdekjeprurëse, një pretendim i hedhur poshtë nga zyrtarët kinezë, përcjell rtv21.tv

Scholz dhe Li do të vazhdojnë konsultimet dypalëshe të qeverisë të martën pasdite me ministrin gjerman të ekonomisë Robert Habeck dhe Zheng Shanjie, kryetar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës së Kinës në forumin ekonomik.

Në vitin 2022, Kina ishte partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë për të shtatën herë, sipas Zyrës Federale të Statistikave./21Media

Back to top button