Scholz: Irpin është një simbol i “mizorisë së paimagjinueshme” të luftës ruse

Irpin dhe Bucha të Ukrainës janë “bërë një simbol i mizorisë së paimagjinueshme të luftës ruse”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz të enjten pasi vizitoi qytetin Irpin.
Ky është udhëtimi i parë i Scholz në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.
“Shkatërrimi brutal në këtë qytet është një memorial – kjo luftë duhet të përfundojë”, kërkoi Scholz në një postim në Twitter.
Presidenti rumun Klaus Iohannis, i cili po viziton gjithashtu Kievin, shkroi në Twitter se Rumania dëshiron që “të gjithë autorët rusë të mbahen përgjegjës nga drejtësia penale ndërkombëtare”.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar tragjedinë e paimagjinueshme njerëzore dhe shkatërrimet e tmerrshme që pamë sot në Irpin”, shkroi Iohannis./21Media

Back to top button