Scholz: Kina të përdorë ndikimin e saj në Rusi

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit kinez Xi Jinping, që të ndihmojë në ndalimin e luftës së presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.
“I thashë presidentit se është e rëndësishme që Kina të përdorë ndikimin e saj në Rusi”, u tha Scholz gazetarëve në një konferencë në Pekin.
“Kina është “një vend i madh” dhe i kërkoi asaj të marrë përgjegjësinë për paqen në botë. Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmet, nën të cilat popullata civile po vuan çdo ditë dhe të tërhiqet nga Ukraina”, tha Scholz.
Kancelari njoftoi se ai dhe Xi Jinping diskutuan gjithashtu paralajmërimet bërthamore nga Kremlini, raporton CNN
“Presidenti Xi dhe unë pajtohemi se kërcënimet bërthamore nuk janë të pranueshme dhe janë të rrezikshme. Duke përdorur armë bërthamore, Rusia do të kalonte një vijë që bashkësia ndërkombëtare ka tërhequr së bashku”, tha Scholz./21Media

Back to top button