Scholz në Greqi, Osmani e Vuçiq në një tavolinë!
Liderët e shteteve të rajonit sonte janë takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore, SEECP.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, sonte ka publikuar fotografi nga darka e punës së pjesëmarrësve në Samitin e SEECP, që po mbahet në Greqi.
Të pranishëm në darkë janë: presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Ndryshe, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sot në Prishtinë ka deklaruar se marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës./21Media




