Scholz rezulton pozitiv me COVID-19

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz doli pozitiv me COVID-19 të hënën.
Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit njoftoi se kancelari kishte simptoma të lehta të ftohjes dhe menjëherë shkoi në izolim, raporton Sueddeutsche Zeitung.
Kancelari Scholz ka qenë në një udhëtim jashtë vendit në Gjirin Persik ditët e fundit. Atje ai negocioi, ndër të tjera, furnizimet e reja të gazit e naftës dhe u takua me princin kontrovers të kurorës saudit Mohammed bin Salman në Riad./21Media

Back to top button