Së paku 9 viktima nga përmbytjet

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën pas përmbytjeve të shpejta dhe tornadove që goditën verilindjen e SHBA-ve.
Disa njerëz u bllokuan në bodrumet e përmbytura të shtëpive të tyre, ndërsa një trup u gjet në një automjet që u rrëmbye. Një djalë dy vjeç ishte në mesin e viktimave në New York City, transmeton rtv21.tv.
Guvernatorët e New Yorkut dhe New Jerseyt shpallën një gjendje të jashtëzakonshme dhe Kryetari i Qytetit të New Yorkut Bill de Blasio e quajti atë një “ngjarje historike të motit”.
Pothuajse të gjitha linjat e metrosë janë mbyllur. Shumë fluturime dhe trena jashtë janë pezulluar./21Media

Back to top button