Së shpejti në realizim dokumentari dedikuar Bill Cosby-t

 
Humoristi amerikan 83 vjeçar Bill Cosby, i cili deri më tani u veçua për një radhë rolesh, përfshirë këtu Bill Cosby Show, do të jetë temë e dokumentarit që do ti dedikohet jetës dhe veprës së tij. Këtë e ka bërë të ditur para medieve zëdhënësi i Kozbit, Andrew Wyatt. Ai pas lirimit të Kozbit nga burgu pas afro tri vjet dënimi për drogim dhe abuzim, tha se ky humorist menjëherë do ti kthehet punës.
Wyatt ka thënë se Kozbi është njëri prej më të mirëve në botë. Sipas tij, për njeriun gjithmonë mund të fliten fjalë të ndryshme, por një person që ka 1 milion ndjekës në mediet sociale do të thotë se ka përkrahjen e tyre.
Wyatt ka treguar se Kozbi do ta realizojë këtë dokumentar për të, dhe se pa dyshim se ai do të rrëfejë për çdo gjë.
Bill Cosby nuk ka punuar që prej se u akuzua në vitin 2015.
Për këtë shkak, NBC, BET dhe disa rrjete të tjera televizive të cilat ishin duke tansmetuar seritë e tija nga Cosby Show, i ndërprenë ato. Po ashtu iu anuluan edhe disa tituj nga Universitete, me të cilat do të nderohej.
Shou i tij i fundit, Bill Cosby: Far from Finished, ishte duke u transmetuar në vitin 2015, edhe pse numri i grave të cilat po e akuzonin për ngacmime sa shkonte duke u rrtur.
Wyatt nuk ka dhënë detale të tjera nëse ky 83 vjeçar do të prodhojë më seri.
Cosby pas lirimit nga burgu ishte në gjendje të dobët, dhe të pamurit e dobët ia pamundësoi që të funksionojë lirshëm.
Sidoçoftë, ekipi realizues i dokumentarit do të bashkëpunojë me të dhe Cosby do të flasë për ato që publiku dëshiron ti dëgjojë./21Media

Back to top button