Kaloni te përmbajtja kryesore

Së shpejti publikohet videoklipi i ”Vet e lype”

Artistja e njohur, Dafina Zeqiri, tashmë i ka lansuar të gjitha këngët e albumit ”Dafinë moj”, mirëpo sigurisht që artistja nuk do të ndalet me kaq.
Ajo përmes një postimi në ”Instagram”, sonte ka bërë të ditur se shumë shpejt do të realizohet me videoklip ”Vet e lype”, këngë kjo të cilën artistja e ka sjellur në bashkëpunim me reperin MC Kresha.
”Zemer vet e lype, po ngarkohet”, ka shkruar Dafina krahas fotografive.


Derisa projektet gjenden në platformën YouTube në versionin audio, këngëtarja duket se së shpejti do t’i kompletojë edhe nga ana vizuale.
Në tërësi, ”Dafinë Moj” po mirëpritet dhe ka marrë reagime mjaft pozitive nga publiku e fansat./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button