Së shpejti qeset e plastikës do t’i blini me para

Çmim minimal për qeset, për ruajtjen e ambientit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë ku u vendos që së shpejti në vend, qeset e plastikës do të blihen me një çmim minimal.

Kjo u vendos në mënyrë që të ruhet ambienti dhe të mos keqpërdoren qeset e plastikës.

“Qeveria e Kosovës do të jetë partnere e sektorit privat, duke i trajtuar me kujdes sfidat e tij, përballë legjislacionit në fuqi. Me gjithë ligjin, i cili parashihet të hyjë në fuqi për vendosjen e flamujve të origjinës në të gjitha produktet, ekziston gatishmëri e përbashkët që në fazën e parë, për arsye teknike, sensibilizimi të bëhet përmes ekspozimit të flamurit të Kosovës, si sinjal për konsumatorin për fuqizimin e prodhimit vendor”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”./21Media

Back to top button