”Se të dua” publikohet nga Aurela Gaçe

Artistja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka publikuar projektin e ri muzikor.
”Se të dua” mban titullin kënga e radhës e këngëtares, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Aurela dhe Rozana Radi, kurse për muzikën është përkujdesur Gent Myftaraj./21Media