Basha lë të hapur seancën për votimin e projektligjeve

(Lajm i përditësuar)
Basha lë të hapur seancën për votimin e projektligjeve
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka lënë të hapur seancën që e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai i ka mbyllur diskutimet lidhur me pikat e rendit të ditës .
“Në rast se kemi ndryshim të qëndrimeve, iu bëj thirrje të gjitha subjekteve politike dhe deputetëve që të mblidhemi dhe t’i kalojmë këto ligje që janë jetike për Kosovën”, tha Basha.
Kurti: Nëse dështon seanca, humbim miliona
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvend ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme, tha nëse Kuvendi nuk i miraton sot propozimet e rendit të ditës për kreditë dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, Kosova do të humbë miliona euro.
“Koha kalon në të kaluarën në pakthim. Çdo vonesë e mëtejme e komplikon dhe rrezikon përfitimin dhe zbatimin e fondeve”, ai.
Foli për Planin e Rritjes dhe Marrëveshjen e reformën me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, e që sipas Kurtit janë kredi me kamatë zero.
“Nëse shkojmë në zgjedhje këto mjete pra 90 milionë euro për të cilat ne kemi punuar e angazhuar, do të humbin, sepse ka shumë shtete tjera presin me krahë të hapur financim të tillë”, u shpreh Kurti.
Sipas tij në Kosovë s’ka krizë ekonomike.
Rritja ekonomike në çerekun e dytë sivjet ka qenë 4.58 për qind të bruto produktit vendor. Në këto katër vite sa isha kryeministër e tash edhe sa jam në detyrë, asnjëherë rritja nuk ka qenë nën 4 për qind. Rritja ekonomike është 6 për qind. Prandaj s’ka protesta të qytetarëve, por vetëm ankesa të opozitarëve. Në Kosovë s’ka krizë ekonomike. Po rrezikojmë krizë sociale nga kriza buxhetore e financiare për shkak të keqpërdorimeve të procedurave. Le të mos keqpërdoren procedurat. Le të jemi në nivel të përgjegjësisë si përfaqësues të popullit, por edhe si zyrtarë të shtetit, si dikush që personifikon dhe ndërton imazhin e shtetit të pavarur si republikë demokratike” u shpreh Kurti./21Media
Gruda- Haxhiut: Jam i bindur që ti nuk e di çka është qeveria në dorëheqje dhe çka është në detyrë
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është përplasur me deputeten e LVV-zë Albulena Haxhiu.
Gruda tha se shkoi aty për të treguar aspektet ligjore të pikave të propozuara dhe pse seanca është jokushtetuese.
Gjatë kësaj periudhe ndërhyri, nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga duke i kërkuar të lexojë nene të caktuara nga ky ligj.
Derisa Gruda iu përgjigj:
“Unë jam i bindur që ti nuk e di çka është qeveria në dorëheqje dhe çka është qeveria në detyrë. Mos ndërhyj! Mos abuzo me detyrën! Je nënkryetare e Kuvendit, unë jam deputet”, i tha Gruda./21Media
Akuza e kundër-akuza mes Grudës e Bahtirit në Kuvend
Gjatë fjalimit të deputetit të PDK-së Përparim Gruda ka ndërhyrë deputeti i LVV-së Agim Bahtiri duke i thënë se po bën “Propagandë politike”
Kurse deputeti i PDK-së, Përparim tregoi pse partia e tij nuk ka marrë pjesë në seancën e thirrur për buxhetin 2026.
“Kjo seancë do të mbahet mend për seancë të paligjshme dhe të pakushtueshme. Asnjë Kuvend nuk mund të mbajë seancë pa pasur Qeverinë”, tha mes tjerash ai.
Gruda i PDK-së mban fjalim në Kuvend : Në asnjë vend s’lejohet të mbahet seancë midis konsituimit dhe zgjedhjes së qeverisë
Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka arritur në Kuvend ku po mbahet seanca për miratimin e buxhetit.
Gruda ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit ku tha se kjo seancë do të mbahet mend në historinë e Kosovës.
“Si seanca ku të gjithë ne , Kryetari i Kuvendit , deputetët e Vetëvendosjes, qytetarët e Kosovës, çdo kush në këtë shoqëri e din që është e paligjshme dhe jokushtetuese, asnjë vend nuk mund të mbajë seancë pa zgjedhur qeveria”, tha ai.
Ai iu bëri thjirrje deputetëve të LVV-së që ta dëgjojnë duke u arsyetuar: mos u ngut, se nj jam prej PDK-së.
“Nuk ka asnjë vend tjetër në të cilin…ju nuk ma diktoni qysh e mbaj unë fjalimin…asnjë vend nuk lejojet që një qeveria një kuvend që mblidhet dhe të trajtojë çështje tjera përveç zgjedhjes së qeverisë, midis konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë nuk lejohet të mbahet asnjë seancë e ndërmjetme për asnjë çështje “, tha ai duke shtuar kjo është praktikë në Kosovë, por edhe në mbarë botën.
Kusari Lila thirrje partive tjera: Thërrsni ndërgjegjes dhe përgjegjësisë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, u ka bërë thirrje grupeve parlamentare që nuk janë prezente në Kuvend, duke i ftuar t’i thërrasin ndërgjegjes dhe përgjegjësisë për miratimet që ndikojnë direkt te fondet dhe shërbimet për qytetarët.
“Nuk është ajo çfarë kemi synuar, por është e mundshmja. Deputetët janë me mandat të plotë, Kuvendi është i konstituar. Vota jonë mund ta bëjë ndryshimin sot. Nga kjo foltore i ftoj të gjitha grupet parlamentare që nuk janë prezente, të vijnë, t’i thërrasin ndërgjegjes dhe përgjegjësisë. Nuk e kemi për betejë politike. Marrëveshjet nuk janë për parti, por për qytetarët. Pa ato miratime, humbin fondet, por edhe një pjesë e ndërgjegjes tuaj”, ka thënë Kusari-Lila.
Nis seanca jashtëzakonshme , në sallën e Kuvendit veç Vetëvendosje e deputetë të pakicave
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur me nënshkrimet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjysmë ore me vonesë.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, aktualisht po e argumenton se pse duhet të votohen pikat e rendit të ditës që u caktuan për këtë seancë.
Në sallë janë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe.
Kadriaj: Kjo qeveri që ka vjedh rezervat shtetërore po mundohet të shfajësohet me një seancë
Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Time Kadriaj në një prononcim për RTV21 tha se AAK e kundërshton seancën e jashtëzakonshme të thirrur në ora 11:00.
“Sepse nuk mundet një deputet me prezantu qoftë ligjin e buxhetit apo marrëveshjet ndërkombëtare, ne nuk dëshirojmë të bëhemi shkelqës të kushtetutës sepse kjo qeveri në ikje ose qeveria në detyre e ka zvarritë qëllimshëm porocesin qoftë edhe me nominimin e kandidatit të dytë duke e ditur se nuk i kanë votat dhe po e mbajnë peng vendin për plot 10 muaj, kjo është një tragjedi që po i ndodh Kosovës qoftë në aspektin ndërkombëtar, por edhe në planin e breendshëm kjo qeveri që ka vjedh rezervat shtetërorë, ka shtrenjtu rrymën, jemi të sanksionuar për shkak të veperimeve të tyre po mundohet të shfajsëshet më një seancë ditën e sotme që para elektoratit me e shpallë se partitë ish opozitare janë penguese të konstituimit qoftë paraprak të Kuvendit por edhe të formimit tqë qeverisë“, tha ajo./21Media
Zemaj: Sot po provohet treni i fundit, vetëm që Kurti të zhveshët nga përgjegjësia e dështimit të tij
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, para seancës së jashtëzakonshme tha në emër të LDK-së se kjo seancë është e jashtëligjshme.
“Sot po provohet treni i fundit, një seancë jolegjitime vetëm që Albin Kurti dhe Vetëvendosje të zhveshët nga përgjegjësia e dështimit të saj. Në agjendën e seancës së orës 11:00 kanë përfshirë propozim buxhetin politik të Republikës së Kosovës për vitin 2026 marrëveshjen ndërkombëtare, kredi borgje të cilat kërkojnë proces serioz dhe konsultim të mirëfilltë dhe jo improvizime të ngutshme që shpërfillin rregulloren dhe reduktojnë agjendën shtetërorë në dekor fushatë pikërisht për këtë arsye LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm”, th Zemaj./21Media
“Viti 2025 tërësisht i humbur për Kosovën“, Çitaku: S’bëhmi pjesë e një seance të jashtëligjshme
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku në një konferencë për media dha se seancë e jashtëzkonshme e Kuvendit është e jashtëligjshme dhe tërësisht në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës.
“Jemi dëshmitar që prej 10 muajsh Kosova ësht ëmbajtur ng, prej 10 muajsh vendi është zhytyr në bllokim institucional , prej 10 muajsh po presin qeveri të re , parlamnet funksional, komisione pune, e shtet norma. fatkeqësishyt pas 10 muahjsh nuk e kemi asnjërën.Rrjedhimisht Republika e Kosovës ëe ka humbur tërësisht vitin 2025“, tha Çitaku.
Ajo tha se ky bllokim është bërë nga partia që ka dalë e para në zgjedhje, Vetëvendosje, përcjell portali rtv21.tv
“E ka përdorur rezultatin jo për të qeverisur por për të zvarritur , për të manipuluar proceset dhe për të konsumuar çdo afat në mënyrë që t’i shmanget përgjegjësisë ndaj qytetarëve. E përsëris kjo seancë që do të mbahet pas pak minutash ëeshtë frsë, është truk politik, nuk është zgjidhje , është tentim për t’u mbuluar dështimin. Ajo çka po shohim sot është e dukshme kur vjen puna për të krijuar insitucionet kemi zvarritje e manipulim nga LVV-ja, e kur vjenpuna për t’i ikur përgjegjësisë nxitim i çuditshëm ma dje duke shkelur rëndë rendin kushtetues, dua të jem e qartë PDK nuk do të jetë pjesë e një seance të paligjshme, nuk do të bëhemi fasadë për mbulimin e dështime, sepse kkjo seancë nuk është thirrur për qytetarë… është thirru për t’i shpëtuar fajit.“, tha Çitaku./21Media
Kuvendi sot mban dy seanca, njëra për mandatarin Glauk Konjufca
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot dy seanca plenare ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës të seancë së parë, do të jetë çështja e financimit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe miratimi i buxhetit për komunën e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut. Ndërsa në seancën e dytë pritet të votohet qeveria Konjufca.
Kuvendi i Kosovës e ka thirrur për sot seancën për votimin e Qeverisë së re, në orën 14:00.
Në webfaqen e Kuvendit, thuhet se nga ora 11:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme, që në rend të ditës është:
1. Formimi i komisioneve parlamentare,
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e parë për „Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër“, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Grupit të Bankës Botërore).
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-004 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian si Huadhënës, dhe Republikës së Kosovës si Huamarrës, dhe Bankës Qendrore të Kosovës si Agjent i Huamarrësit,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-005 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas“-Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës Për Forcimin E Sistemit Të Shëndetësisë,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-006 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 09/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
8. Miratimi i buxhetit për komunat: Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok,
9. Çështja e financimit të RTK-së.
Vendi: Salla e seancave
Presidentja Vjosa Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e Qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit.
Osmani kishte deklaruar se Konjufca dhe VV kanë besim të plotë se mund t’i arrijnë 61 vota, sa janë të nevojshme për votimin e Qeverisë.
Afati 15 ditor që ka Konjufca për ta prezantuar përbërjen e kabinetit qeveritar, përfundon pikërisht nesër.
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavaci në një deklaratë për RTV21 tha se Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë të gjithë hapat në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje, por sipas saj është e qartë se nuk ka gatishmëri nga partitë tjra për marrëveshje.
Ajo shtoi se për seancën e nesërme kanë 57 vota të siguruara./21Media