Seanca e përbashkët qeveritare Maqedoni-Kosovë

Qeveria Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, sot në Shkup do ta mbajnë  mbledhjen e parë të përbashkët në përbërje të plotë, kryesuar nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Albin Kurti.
Para fillimit të mbledhjes së përbashkët do të ketë ceremoni për pritje zyrtare, dhe takim sy-më-sy të kryeministrave Zaev dhe Kurti, si dhe takime bilateral të ministrave në Qeveritë e dy vendeve.
“Mbledhja e përbashkët e qeverive do të mbahet menjëherë pas takimeve të kryeministrave dhe ministrave dhe në të është paraparë nënshkrimi solemn I disa memorandumeve dhe marrëveshjeve për bashkëpunim”, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.
Marrëveshjet, siç theksoi në konferencën e djeshme për shtyp zëdhënësi qeveritar, Muhamet Hoxha, janë nga sfera e infrastrukturës, diasporës, energjetikës, ekonomisë, turizmit, sigurisë, inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik dhe sferave të tjera./TV21
 

Back to top button