Seanca e sotme fillon me tension, përplasen Konjufca e Tahiri

Ka nisur me debate dhe tension seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës.
Debati i sotëm parlamentar nisi me tension midis kyrekuvendarit Glauk Konjufca dhe shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Duke e goditur foltoren e Kuvendit me shishe të ujit, Tahiri tha se a duhet këtë formë të veprohet në mënyrë që Qeveria të sjellë projektligjin për paga në Kuvend.
“A duhet të merret shishja për ta goditur kështu për të marrë vesh dhe për të sjellë ligjet që i keni. A duhet goditur tavolinën për të thënë silleni ligjin e pagave. A kuptoni se këto metoda, kjo gjuhë dhe zhurmë nuk është për këtë kuvend. Kërkesa ime është t’i ndalim metodat jo konvencionale dhe të kthehemi në një logjikë të shëndosh të diskutimit”, tha ai.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i reagoi ashpër Tahirit duek i thënë se keqpërdori foltoren e Kuvendit.
“Zotëri Tahiri sapo e keqpërdore fort keq foltoren e Kuvendit, kështu s’bon hiq. Shumë gabim je, ta dhashë fjalën për tjetër gjë dhe u morëm vesh çka është më e keqja. Tregomë, se do të flasësh për komision parlamentar hetimor, s’shkon kuvendi kështu”, theksoi ai.
Debati parlamentar për 1-vjetorin e punës së Qeverisë Kurti u shty me propozim të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, kurse u vendos që në fund të pikave të rendit të ditës të ketë një konsensus për mbajtjen apo jo të debatit parlamentar për gjendjen e sigurisë në Kosovë./21Media

Back to top button