Seanca filloi me një minutë heshtje për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një minutë heshtje në nder të Fehmi e Xhevë Lladrovcit.
24 vjet më parë, më 22 shtator të vitit 1998, bashkë me luftëtarët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci u përballën disa orë me njësi të tëra serbe në Gradinë. Lidhja e Fehmiut dhe Xhevës u përmbyll njëkohshëm më 22 shtator, kur të dy bashkë ranë dëshmorë duke luftuar përballë trupave serbe. Atë ditë, bashkë me ta ranë dëshmorë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.

Back to top button