Seanca për Banjskën më 17 prill

Seanca e shqyrimit ndaj tre të akuzuarve për sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku të cilët gjenden në paraburgim, do të mbahet më 17 prill.
Kështu deklaroi për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të pandehurve V.T., B.S. dhe D.M. është caktuar të mbahet me datë 17.04.2025 në ora 09:30”, tha Gashi.
Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, e të cilët gjenden në paraburgim, të enjten e 17 prillit pritet të dalin para drejtësisë në Kosovë.
Pjesë e kësaj seanca nuk do të jenë 42 të akuzuarit tjerë për këtë sulm, përfshirë edhe udhëheqësin e grupit terrorist, Millan Radoiçiq.